Shpallja e Liqenit të Ohrit pasuri e mbrojtur nga UNESCO ngarkon me më shumë përgjegjësi qeverinë për të zbatuar rregullat dhe parimet e trashëgimisë kulturore.
Ministri Klosi deklaroi nga Pogradeci se qeveritë e dy vendeve Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të bëjnë çmos që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur.
“Është një destinacion, i cili na rrit shumë përgjegjësit për të qenë sa më pranë atyre rregullave që Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka vendosur. Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është edhe shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat, për të menaxhuar një sajt kaq të bukur natyror”, deklaroi Blendi Klosi.
Ministri shtoi se dy qeverive u del po ashtu detyrë të ngrenë komitete të përbashkëta për të punuar për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e këtij liqeni.
“Së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut ne jemi për të bërë edhe kritika karshi vetes sonë, për të mos lënë pas dore rregullat e menaxhimit të këtij sajti kaq të bukur botëror tashmë”, shtoi më tej Klosi.
Në datën 5 korrik, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shpalli Liqenin e Ohrit Zonë të Mbrojtur pasuri të UNESCO-s./Ora News
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...