Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pohuar se gjuha dhe retorika shpifëse po i tradhton zyrtarët e Vetëvendosjes, duke ua shpalosur verbërinë për pushtet.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ata [zyrtarët e VV-së] duhet ta dinë se është vullneti i popullit ai që cakton kush bëhet ministër e kush mbetet opozitë, madje opozitë për tërë jetën. Dhe vullneti i popullit flet përmes zgjedhjeve. Mesazhi im, ngjashëm si edhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Veseli, është mjaft i qartë: Zgjedhjet e pashmangshme dhe sa më parë që është e mundur”.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Gjuha dhe retorika shpifëse po i tradhton zyrtarët e Vetëvendosjes, duke iu shpalosur verbërinë për pushtet. Ata duhet ta dinë se është vullneti i popullit ai që cakton kush bëhet ministër e kush mbetet opozitë, madje opozitë për tërë jetën. Dhe vullneti i popullit flet përmes zgjedhjeve. Mesazhi im, ngjashëm si edhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Veseli, është mjaft i qartë: Zgjedhjet e pashmangshme dhe sa më parë që është e mundur. Pyetja që sot duhet të shtrojnë zyrtarët e Vetëvendosjes është se ku janë deputetët dhe ku është lideri i saj. Vetëvendosje si subjekt edhe ashtu i thyer, në kohën kur duhet të shpërndahet Kuvendi, përfaqësuesit e saj kanë zgjedhë plazhin, e lideri i tyre shpirtëror ka zgjedhë Palestinën si destinacion për t’i ikur realitetit. I ftoj të njëjtit që të kthehen nga plazhet, në realitetin e hidhur që po i pret. Zgjedhje sa më parë! Për qeveri të re e të përgjegjshme me PDK-në në krye të saj”, ka shrkuar Tahiri.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...