Procesi i liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian do të zvarritet edhe më tej nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kështu po vlerëson ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila disa herë kishte premtuar heqjen e vizave me BE-në. Hoxha ka deklaruar për “Zërin” se ndërrimet në qeverisje nuk i bëjnë mirë procesit integrues të vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”.
“Ndërrimet në qeverisje nuk i bëjnë mirë procesit integrues, pavarësisht se detyrat, punët dhe funksionet janë të institucioneve ekzekutive dhe të stafit civil. Nuk ma merr mendja se do të shkaktohet dëm, megjithatë procesi zgjedhor në rrafshin ndërkombëtar shkakton ngecje. Proceset me interes për vendin të konfirmuara me konsensualitet në rrafshin ndërkombëtar janë më të rëndësishme se proceset e brendshme politike”, ka thënë ajo për gazetën.
Mirëpo pavarësisht kësaj Hoxha ka theksuar se ende shpreson se mund të ketë një moment për heqjen e vizave, çka do të ishte sinjal i qartë i përkushtimit të Ministrisë që ajo ka udhëhequr për dy vjet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...