Kalimi i Gareth Bale në Superligën e Kinës ka dështuar, për shkak se Real Madridi e ka anuluar marrëveshjen dhe si rrjedhojë anësori uellsian pritet të mbetet pjesë e klubit spanjoll, raporton BBC.
Anësori 30-vjeçar pritej t’i bashkohej Jiangsu Suning dhe të nënshkruante kontratë trevjeçare me pagë javore në vlerë 1.2 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Javën e kaluar, trajneri i Realit Zinedine Zidane theksoi se Bale ishte pranë largimit nga klubi pasi nuk ishte më i dëshiruar në Santiago Bernabeu. Trajneri francez madje shkoi aq larg saqë tha se largimi i Bale do t’i bënte mirë të gjithëve.
Por, sipas BBC-se, Bale pritet të mbetet në Real tani që marrëveshja për kalimin e tij në Kinë.
Bale iu bashkua klubit spanjoll nga Tottenhami më 2013 për një shumë rekord botëror prej 95 milionë euro në atë kohë.
Ai i ka edhe tri vjet në kontratën e tij aktuale me të bardhët, me të cilët i ka fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve, një titull në La Liga, një trofe në Kupën e Mbretit dhe tre trofe në Superkupën e UEFA-s.
Bale i shënoi tri gola, plus një penallti në ekzekutimin e penalltive, në katër finale të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, i cili e fitoi këtë garë më 2014, 2016, 2017 dhe 2018. /Gazeta Express/
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...