Një shqiptari 34-vjeçar i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në qytetin turistik Mikonos, në Greqi.
Sikurse raportojnë mediet greke dy persona të armatosur dhe të pajisur me skafandra dhe që qarkullonin me një motor, kanë qëlluar drejt 34-vjeçarit shqiptar, duke e lënë të plagosur.
Shqiptari është transportuar në spitalin lokal të Mikonos dhe pritet të transferohet në Atika, sepse ka marrë plagë të shumta në trup, por pa rrezik serioz për jetën, shkruan ora.
Shqiptari ishte një emër i njohur për policinë greke, pasi ka qenë i burgosur në vitin 2013 për trafik droge.
Pas dy vitesh, më 2015 ai doli nga burgu dhe kishte filluar të punonte pikërisht në Mikonos. Ngjarja mund të lidhet me hesape për shkak të pazareve të prishura të drogës.

CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi