Ish- anëtari i KQZ-së nga ana e AAK-së, Binak Vishaj i ka kundërshtuar argumentet e PDK-së se nuk ka buxhet KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim teknik.
Njoftimi i plotë:
Ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim krejt teknik. Për më tepër KQZ-ja që nga shpallja e pamvarësisë vetem zgjedhje të jashtëzakonshme ka organizuar, zgjedhje te rregullta nuk ka organizuar asnjeher deri me tani dhe ndajrja e buxhetit nuk ka qenë problem e nuk mundët të bejë përjashtim as për këto zgjedhje, këtë mund ta bëjë Kuvendi i Republikës së Kosovës.Qe zgjedhjet te jenë kredibile dhe të besueshme KQZ-ja duhet të plotësohet sa më parë, kjo do siguronte zgjedhje te lira transparente fer dhe demokratike me standarde europiane tashmë të arritura nga ana e KQZ-së.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...