Dy ish të dashurit e Rihannës duket se kanë tejkaluar keqkuptimet.
Bëhet fjalë për Chris Brown dhe Drake të cilët janë bërë bashkë sic duket për një bashkëpunim të radhës, shkruan portali arbresh.info.
“Diçka po vjen”, shkruan Brown në mbishkrimin e fotos që ka postuar e ku pozon me reperin kanadez Drake.

Kujtojmë se prej disa vitesh Chris e Drake ishin armiqësuar, por tani duket se kanë rregulluar raportin e tyre pas një performace intime në Los Anxhelos vjeshtën e shkuar.
E diçka që i bashkon dyshen është edhe dashuria që kanë pasur për Rihannën.
Chris Brown ishte në lidhje me bukuroshen nga Barbadosi për disa vite derisa u ndanë më 2008 për shkak të dhunës së ushtruar nga reperi ndaj këngëtares.
Kurse Drake ishte në lidhje me Rihannën nga viti 2009 deri më 2016./arbresh.info/
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...