Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten mori pjesë në fillimin e punimeve në rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Zhur – Dragash – Brod.
Ministri Lekaj tha se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane. Ai shtoi se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim mëse të nevojshëm, i cili nuk arriti të realizohet për 60 vite me radhë, përkundër nevojës së madhe.

Segmenti rrugor R222, Tyrbe e Pllavës – Zaplluzhë, ka gjatësi mbi 12.1 kilometra, kurse ajo R114, Dragash – Brod, ka gjatësi mbi 11.6 kilometra. Të dyja këto projekte janë investim i MIT dhe vlera e tyre është mbi 7 milionë e 100 mijë euro.

IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...