Ka thënë se Demaçi mbetet një ndër veprimtarët më unik që ka pasur Kosova, dhe siç shkruan ai, veprimtari më autentik që mund ta imagjinosh.
“Adem Demaçi është disidenti më i madh evropian pas Luftës së Dytë Botërore. 28 vjet në burg. I pathyeshëm. I palodhshëm. Pas secilës burgosje e dënonin më shumë, e mbanin më gjatë. Njëherë 3 vjet, mandej 10 vjet, pastaj 15 vjet”, shkruan Kurti.
Kurti, ka treguar gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje sot ka bërë homazhe te varri i tij në Prishtinë, në njëvjetorin e ditës kur ndërroi jetë.
“Adem Demaçi ishte vetëmohim me paramendim. Ai e dinte që populli i shtypur ekziston për aq sa reziston. Filloi si gazetar, shkrimtar dhe intelektual i ri, e kulmoi si Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së. Nuk mohonte të arriturat mirëpo vinte theksin tek ajo që ende ngelet e parealizuar. Ecte veçse përpara, për shkak të dashurisë së madhe. Nuk shikonte prapa, sepse s’urrente fare. Jetën e tij Baca Adem e kuptonte si shërbim për popullin shqiptar. Kështu edhe bëri. Ai nuk kishte shpërputhje midis mendimit dhe fjalës dhe sjelljes dhe veprimit. Është veprimtari më unik që kemi pasur sepse është veprimtari më autentik që mund ta imagjinosh. I papërsëritshëm. Të gjithë veprimtarët e tjerë janë frymëzuar prej tij. Shumë gjëra i kemi mësuar prej Bacës Adem, dhe shumë gjëra në politikë që nuk e dimë prej nga i dimë, sërish i kemi mësuar prej tij”, ka përfunduar Kurti.
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...