Në nderim të kolegut të tyre Policia e Kosovës fillimisht kanë vendosur kurora lulesh te lapidari i tij, te drejtoria e përgjithshme e Policisë në Prishtinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një prononcim për media ka thënë se sot është një ditë e veçantë për Policinë e Kosovës, pasi janë duke kujtuar heroin Enver Zymberi.
Qalaj theksoi se duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që të reflektojnë dhe të japin më të mirën në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.
“Sot është një ditë e veçantë për policinë. Ne po kujtojmë veprën e heroit tonë, Enver Zymberi. Duhet gjithmonë ta shfrytëzojmë këtë moment që të reflektojmë dhe të japim më të mirat në shërbimet tona për qytetarët e Kosovës. Të bashkëpunojmë që të ketë sa më pak krim në vend. Zotohemi që të jemi sa më të mirë në ofrimin e sigurisë për qytetarët”, ka thënë Qalaj.
Ndryshe, gjatë ditës do të bëhen homazhe te varrezat e fshatit Dubovc, Vushtrri e në fund vizitë familjes së tij.
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...