Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), Tomislav Tuntev u takuan sot me Patrick Key, drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA).
Siç informojnë nga shërbimi i shtypit i qeverisë, në takim u vlerësua pozitivisht bashkëpunimin midis AAC dhe EASA në drejtim të promovimit dhe arritjes së standardeve më të larta të përbashkëta për sigurinë e aviacionit civil.
“Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme të harmonizimit të legjislacionit vendas me standardet ndërkombëtare në fushën përkatëse. U diskutua gjithashtu për aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia e Aviacionit Civil në lidhje me respektimin e kushteve të sigurisë si një parakusht për të mundësuar zhvillim efikas dhe të qëndrueshëm të aviacionit të vendit”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...