Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij, të cilët ofruan një donacion për Forenzikën e Policisë së Kosovës.
Qalaj tha se prej shumë vitesh Policia e Kosovës mbështetet shumë nga KFOR-i, sidomos nga aspektet teknike.
“Ky bashkëpunim është duke vazhduar dhe do të vazhdojë të ardhme, tha Qalaj.

Komandanti KFOR-it, Lorenzo D’addario, tha se të gjitha këto janë përpjekje për ngritjen e sigurisë në Kosovë.
“Ka hapësirë për përmirësimin e politikës dhe siguria duhet të ngritët. Është shumë e rëndësishme të kemi bashkëpunim të përbashkët ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, tha ai.

Disa mjete nga donacioni për 2019 që KFOR-i ka dhuruar janë 7 kompjuterë, 7 Kamera Digjitale , 7 përgjuese, 28 drita , dhe softwera dhe licenca për programe.
Gjitha këto pajisje kanë për qëllim lehtësimin dhe identifikim më të shpejt të krimit.

Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve