Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoni nga Manastiri ku duhet të takohet sot me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska.
Ai vjen nga Greqia, ku më herët kishte takime me zyrtarë të politikës atje dhe diplomacisë greke, lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhënieve të të dy vendeve, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndërsa nesër në Shkup, sipas paralajmërimit të Departamentit shtetëror, Filip Riker do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë. Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmësssekretari shtetëror i SHBA-së dhe Evropës dhe Euroazisë, do të bisedojë edhe me deputetë dhe me përfaqësues të opozitës.
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...