Ky ushtrim do t’ju fusë në gjendjen e meditimit, edhe pse nuk jeni të vetëdijshëm për këtë, transmeton “Zëri.info”.
Gjeni një vend të qetë dhe ndani 10 minuta për veten tuaj. Siguroni hapësirën e cila do t’ju sigurojë që të mbyllni sytë dhe të pushoni. Nëse në të njëjtën kohë flisni në celular dhe shkruani mesazhe, nuk do ta arrini efektin e dëshiruar, prandaj largoni gjithçka që jua tërheq vëmendjen. Shtrijuni në shpinë, me kofshët e larguara nga muri nga 15 deri 50 cm. Lakoni këmbët në gjunjë dhe mbështetni shputat e këmbëve në mur.
Nëse kofshët gjenden në këndin e duhur në krahasim me shpinën, atëherë vithet do të gjenden në largësinë e duhur nga muri. Drejtoni këmbët dhe mbështetni për muri me shputa. Mos i lakoni këmbët në gjunjë, por vetëm relaksohuni. Vendosni jastëk nën kokë ose nën shpinë. Kjo do t’ju bëj të relaksoheni. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Vendoseni njërën dorë në stomak dhe tjetrën në zemër. Jini të vetëdijshëm për frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë duke numëruar deri në 2 dhe nxirrni frymën jashtë duke numëruar deri në 4. Rrini në këtë pozitë për 10 minuta, me sy të mbyllur.
Merrni frymë dhe relaksohuni. Ky ushtrim do t’ju fusë në gjendjen e meditimit, edhe pse nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Do të ndiheni se si trupi dhe mendja juaj futen në qetësi dhe arrijnë harmoni. Ky ushtrim ju sjell 5 efekte të dobishme për shëndetin. Zvogëlon të ënjturat e këmbëve, largon sindromën e këmbëve të lodhura, përmirëson tretjen, reaksion sistemin nervor dhe kontribuon në qetësinë psikike.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...