Aktroja 36-vjeçare ka njoftuar se është duke pritur që të bëhet nënë e një fëmije të dytë. Bëhet fjalë për yllin hollivudian, Anne Hatheway, e cila përmes rrjeteve sociale ka treguar se është shtatzënë.
“Nuk është për një film…#2”, shkruante ajo përbri një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.
Gjithashtu përmes njoftimit të saj, Hathaway u dha mbështetje të plotë grave që luftonin varfërinë.
Kujtojmë se ky është fëmija i dytë për të pas martesës me Adam Shulman në vitin 2012. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur, Jonathan Rosebanks Shulman.
Ndryshe, Hathaway po merr pjesë në ri-xhirimet e një filmi të vitit 1990 “The Witches”, bazuar në romanin e Roald Dahl. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/B0T0qLHFWbR/
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...