Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndrojë sot dhe nesër në Beograd ku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq do të diskutojnë reformat në Serbi dhe situatën në rajon.
Ai në vizitën dyditore në Beograd shkon nga vizita njëditore në Shkup, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Komisioneri Hahn do të takohet me presidentin dhe kryeministrin serbe në Beograd me të cilët do të diskutojë reformat që po zbatohen në rrugën drejt BE-së, si dhe çështjet rajonale”.
Është paraparë që eurokomisioneri të takohet me Vuçiqin menjëherë pas arritjes në Serbi, transmeton Klan Kosova.
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës pritet të jetë një nga temat që do të diskutojnë dy zyrtarë.
Hahn, i cili tashmë është angazhuar në zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë, njoftoi se do të përpiqet përsëri në korrik të motivojë udhëheqësit e të dyja palëve që të kthehen në tryezën e negociatave.
Pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Vuçiq dhe Hahn pritet të marrin në konsideratë situatën dhe mundësitë e reja sa i përket procesit të heqjes së taksës dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Në Bruksel, një nga hapat e ardhshëm drejt zgjidhjes së “problemit të Kosovës” pritet të jetë një takim në shtator i organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, me praninë e zyrtarëve dhe liderëve evropianë nga Ballkani Perëndimor.
Në ditën e dytë të vizitës së tij, të premten, Johannes Hahn takohet me kryeministren Ana Bërnabiq ku do të flasin për proceset e reformës në Serbi.
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum