Prej mëse 12 orësh në përplasje, tensione e madje dhe përdorimit të dhunës, policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë larguar nga godina e Teatrit Kombëtar, teksa protestuesit kanë hyrë më në fund në brendësi të godinës për të takuar aktorët që ishin ngujuar në teatër.
Ende nuk është arsyetuar se përse policia vendosi ta braktisë rrethimin e saj me garth dhe qindra forca. Ndërkohë në brendësi të teatrit ndodheshin prej orësh një sërë aktorësh e qytetarësh, madje në kushte mjaft të vështira pasi nuk kishin ushqim e as ujë për të pirë. Kjo për shkak se policia prej orësh nuk lejoi asnjë qytetar që të shkonte për të dërguar ushqime dhe uj në brendësi të Teatrit Kombëtar, atje dhe ku qëndruan si në një formë greve urie artistët dhe qytetarë aktivistë.
Si ndodhi perplasja oret e pasdites, nje personi i bien te fiket per shkak te sprajit lotsjelles te policise:
Një sërë qytetarësh kanë tentuar ta çajnë kordonin policor në mënyrë që të hyjnë në brendësi të Teatrit, atje ku një grup arstistësh qëndrojnë prej orësh, madje pa asnjë ushqim apo ujë. Në protestë ndodhen dhe përfaqësues të opozitës, përfshi këtu edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.
Situata është tensionuar mjaftueshëm për disa instante teksa pranë forcave të policisë janë afruar dhe disa njësi të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me skafandra dhe shkopa gome.



Çfare thane sot artistet ne mbrotje te Teatrit
Pas përplasjeve mes qytetarëve e policisë këtë pasdite pranë godinës së Teatrit Kombëtar, kanë qenë artistët dhe aktorët ata që kanë dalë në krye të tubimit përmes fjalimeve të tyre.
Aktori i njohur Nuan Shundi i është përgjigjur reagimit që Rama bëri sot paradite në lidhje me protestën, ku deklaronte se ata që kishin dalë në protje të Teatrit Kombëtar janë një minorancë. Shundi u shpreh se kryeministri ende nuk e kupton se në fakt në minorancë është ai dhe jo artistët.
Shundi: Edhe në minorancë edhe arrogant i pacipë. Në prononcimin e sotëm, kryeministri Rama e cilësoi lëvizjen për mbrojtjen e teatrit si pakicë. Dhe vazhdoi duke thënë se ka respekt për ne.
Po të përgjigjem zoti kryeminsitër, që unë nuk kam pikë respekti për ty. Cfarë shteti dhe qeverie drejton ti kur forcat e policisë keqtratjonë artistët ?! Cfarë qeverie drejton ti kur akoma nuk ke arritur ta kuptosh se je ti minorancë dhe jo NE. Minorancat nuk përcaktohen thjesht vetëm nga numrat, por, në radhë të parë nga vletrat. Në të dyja rastet, je i humbur përball nesh. Je edhe në minonrancë edhe pa vlerë”
Ndërkohë regjisori Edmond Budina i ka bërë thirrje forcave të policisë që të mos bien pre e urdhërave të paligjshme të pushtetit. Madje Budina i bëri thirrje dhe shkrimtarit Ismail Kadare duke i thënë se ai duhet të vijë e t’i bashkohet protestës, pasi artistët e vendit të tij po tërhiqen zvarrë.
“Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit”. /express
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...