Në mars të këtij viti, në media nisi të qarkullojë lajmi se djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, ishte në një lidhje me vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Ajazin.
Megjithëse vendosën të mos reagonin për lajmet e romancëssë re, “Iconstyle” siguroi foto të çiftit së bashku, duke konfirmuar marrëdhënien e tyre.
Gjithashtu, në postimet e tyre në rrjete sociale ata shfaqeshin shpesh në të njëjtat vende, duke kryer të njëjtat aktivitete, gjë që linte të kuptohej se ishin bashkë.
Mirëpo, romanca e re nuk zgjati shumë!
Burime për “Iconstyle” kanë treguar se Erik Fullani dhe Kejda Ajazi tashmë janë ndarë.
Ende nuk dihet arsyeja që e çoi çiftin drejt këtij vendimi dhe duhet të presim ende që të mësojmë nëse është një vendim përfundimtar.
Për më tepër, Eriku dhe Kejda nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, çka duket të konfirmojë fundin e romancës.
Mot me diell, temperaturat arrijnë në 17°C
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...