Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kërkesat e disa partive për koalicion parazgjedhor me LDK-në nuk janë të sinqerta.
Ajo ka thënë se së pari duhet të pranojnë Kryeministrin nga LDK-ja e pastaj të flasin për koalicione me partinë e cila është më e madhja në Parlament, në komuna dhe në nivel vendi.
“Mund të ketë edhe bashkëpunim para zgjedhjeve por secili duhet të pranojë se Kryeministri është i LDK-së, i partisë më të madhe, me përkrahjen më të madhe në popull, me numrin më të madh të deputetëve dhe me numrin më të madh të Komunave që i udhëheq”, ka shkruar Bajrami, në një reagim të gjatë në FB ku ka thënë se LDK do t’i fitojë zgjedhjet ndërsa PAN do të qëndrojë dy vite në opozitë.
Reagimi i deputetes Bajrami ka ardhur pas kërkesave të Vetëvendosjes për koalicion me LDK-në.
Zyrtarët e Partisë së Albin Kurtit kanë kërkuar koalicion me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe në të njëjtën kohë kanë kërkuar që udhëheqësi i Vetëvendosjes të jetë kandidat për Kryeministër i koalicionit.
Për Hykmete Bajramin këto thirrje janë të pasinqerta dhe kanë qëllim ta dëmtojnë LDK’në. Ka thënë se për ndonjë koalicion edhe parazgjedhor secila parti duhet ta pranojë se Kryeministri i takon LDK-së.
Ajo ka thënë se rrëzimi i Qeverisë do të ndodhte edhe sikur Ramush Haradinaj të mos jepte dorëheqje pasi në shtator do të bëheshin votat për mocionin e nisur nga LDK-ja. Megjithëkëtë, ajo ka thënë se prapë i ndjen keqardhje pse Qeveria është rrëzuar në këtë formë.
“Qeveria e PAN-it e ndërtuar me shantazhe, kërcënime e kushtëzime edhe ashtu do të rrëzohej në shtator. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe asnjë parti nuk duhet t’i humbë kohë vendit, duke bërë kalkulime për një qeveri të re të palegjitimitet.
Kryeministri në dorëheqje e pranoi se nuk dha dorëheqje vetëm pse i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale. Tha se i ishte vënë laku në fyt nga partnerët e koalicionit që e kishin bërë Kryetar të Qeverisë. Pra, kjo Qeveri do të shkonte edhe sikur Haradinaj të mos jepte dorëheqje sepse mocioni i LDK-së do të votohej në shtator dhe s’ka kush ta ndalte. Prapë, shprehim keqardhje pse Qeveria u rrëzua në këtë formë. Në këtë situatë duhet të shkohet në zgjedhje të shpejta për ta shpëtuar Kosovën nga PAN-i”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se më 3 gusht, ditën e Kuvendit të Përgjithshëm të LDK’së, do të ketë festë dhe do të dalë ekipi fitues i zgjedhjeve nacionale.
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum