“Jam paraqitur para gjykatës por nuk i jam përgjigjur asnjë pyetje pasin nuk e di per cfare jam thirrur. Nuk di materien e saktë se përse jam ftuar për tu marrë në pyetje.. Kam bere obligimin tim ligjor, kam respektuar ligjin kombetar. Doreheqja ka te beje me nocionin e shtetit dhe sovranitetit. Kam dale këtu në gjykate si qytetar i lirë”.
Edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, u paraqit pranë Prokurorisë Speciale. Kërkesë për paraqitje kanë marrë gjithashtu ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-anëtari i këtij shtabi, Sokol Bashota, ish-shefi i një zone operative, Shukri Buja, e të tjerë.
Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000.
Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së dhe kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.
Hera e parë ka ndodhur në vitin 2005, kur është akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat që lidhen me luftën: në vitin 2008 dhe pastaj më 2012.
Prokuroria Speciale, nga janari i këtij viti, ka intervistuar dhjetëra ish-luftëtarë, por Haradinaj është zyrtari më i lartë i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të institucioneve të Kosovës që merret në pyetje nga hetuesit.
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë