Sulmuesit të Nyasa Big Bullets, Hassan Kajoke iu dhurua një pulë e gjallë pas ndeshjes kundër Karonga United në fundjavë pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Kajoke, i cili shënoi dy gola në fitoren 5-0, dukej në një gjendje konfuzioni pasi tifozi ia dorëzoi pulën në një kuti kartoni ku shkruhej ‘Kajoke BB’.
Tifozi gjithashtu pikturoi vija të kuqe në pulë për të treguar ngjyrat tradicionale të ekipit fitues, shkruan lajmi.net.
Kjo ishte një shenjë vlerësimi nga tifozët, sipas Malawi24.
“Ju vetëm duhet ta duani një tifoz të Bullets”, shkroi klubi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.
“Sulmuesi Hassan Kajoke pranoi një pulë nga një tifoz në Stadiumin Kamuzu të dielën pasi shënoi dy gola në fitoren tonë 5-0 ndaj Karonga United”.
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...