Gratë janë më të prira të lajnë duart pasi përdorin tualetin sesa meshkujt, sipas një studimi të ri.
Një studim i çastit analizoi derën e zyrave të një ndërteseje të madhe në Londër, duke zbuluar se dera e tualetit për meshkuj mbante gjashtë herë më shumë baktere sesa ajo e femrave, transmeton lajmi.net.
Studimi më i fundit zbuloi se dera e banjos së meshkujve përmbante katër herë sasinë e baktereve në një vend tualet mesatar, që ka gjasa të pastrohej më rrallë.
Kjo mund të rrisë rrezikun që bakteret të kalojnë në stomak nga sipërfaqja e ndotur.
Duke iu përgjigjur hulumtimit nga kompania ‘Hygiene Initial Washroom Hygiene’, eksperti Sally Bloomfield, profesor nderi i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë së Londrës, tha: “Ne e dimë nga hulumtimi ynë se gratë kanë tendencë të praktikojnë higjienë më të mirë dhe të lajnë duart më shpesh pas përdorimit të banjos”.
“Higjiena e duarve është e rëndësishme, pasi dyert preken edhe nga persona të tjerë”, potencoi tutje Bloomfield.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A