Pas sagës që zgjati me muaj, Matthijs de Ligt më në fund e kompletoi kalimin te skuadra e tij e re, Juventusi. Megjithatë, mbrojtësi holandez ka mbetur i tronditur dhe trishtuar nga lajmet se Manchester Unitedi kishte hequr dorë nga ai sepse babai i tij ishte shumë i shëndoshë.
De Ligt reagoi ndaj pohimeve se Unitedi e kishte hedhur poshtë mundësinë për ta blerë atë nga Ajaxi më 2018, për shkak të shqetësimeve rreth peshës së tij, transmeton Gazeta Express.
“Papritmas, edhe babai im ishte shumë i shëndoshë, prandaj edhe një klub nuk ka dashur të më blej mua sepse kishte menduar se unë e kisha prirje për t’u shëndoshur”, tha De Ligt.
“Çdo ditë kishte diçka të re. Të bën të reagon”, shtoi ai.
U përfol se edhe Paris Saint-Germain e donte vërtet 19-vjeçarin, por ky i fundit e hodhi poshtë çdo spekulim se ka mundur t’i bashkohej kampionit francez.
“Paraja kurrë nuk ka qenë më rëndësi për mua kur kam marrë vendime. Ata që më njohin e dinë se paraja nuk mund të më shtyj mua nga një vend në tjetrin”, shtoi ai.
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...