Gjithçka është gati për mbajtjen e Turneut të parë Përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor 2018.
Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht Këshilli Organizativ(KO) ka kryer të gjitha përgatitjet për Turneun Përkujtimor që mbahet në datëlindjen e tij më 23 Korrik, raporton arbresh.info
Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Flamurtarit nga Vlora, Veteranët e Tetovës, Llapit dhe Prishtinës, (Veteranët +45 vjet).
Turneu do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik 2019.
Ftoheni ta ndiqni këtë Turne dhe aktivitet tjera që do të mbahen gjatë ditës më 23 korrik.
Agjenda e Turneut
Në orën 16.00 Homazhe të pjesëmarrësve të varri i Legjendës
Në orën 17.30 Hapja e Turneut
Ndeshja e parë gjysmëfinale Flamurtari (Vlorë)- Veteranët e Tetovës 18.00
Ndeshja e dytë gjysmëfinale Prishtina – Llapi 19.00
Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20.00.
Pas përfundimit të Turneut darkë e përbashkët.
Lista e pjesëmarrësve
Veteranët e KF”Llapi”
Veteranët e KF”Flamurtari” Vlorë
Veteranët e Tetovës
Veteranët e FC”Prishtina”
Me respekt
Federata e Futbollit e Kosovës
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin