Futbolli shqiptar i jep lamtumirën e fundit ikonës së tij Fatmir Frashërit të ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e tij.
Në ambientet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ u mbajtën homazhet për nder të kësaj legjende të futbollit në vendin tonë ku nuk munguan personalitetet më të njohura të sportit dhe jo vetëm.
Fatmir Frashëri u formua si futbollist te klubi i Tiranës me të cilën u aktivizua në periudhën 1958-1972. Më pas ai dha një kontribut edhe te Partizani e sidomos në radhët e kombëtares shqiptare. Në vitin 2003, Fatmir Frashëri u tërhoq përfundimisht nga futbolli pasi ushtroi për një kohë të gjatë rolin e trajnerit dhe të Tiranës dhe të disa skuadrave të tjera duke lënë gjurmë. Për kontributin e madh të tij në futbollin shqiptar, Fatmir Frashëri është nderuar me çmimin ‘Mjeshtër i madh’./TCH
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...