Qytetarët e Mitrovicës nuk po pajtohen me mbyllje të Universitetit të Mitrovicës.
Ata po konsiderojnë se vendimi i Këshillit Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë për Akreditimin në Kosovë për mos akreditim të Universitetit është i padrejtë.
Sipas tyre gjendja e rëndë ekonomike në këtë komunë do të shkaktojë vështirësi për vazhdim të studimeve për shumë nxënës.
“Unë nuk e shohë mbylljen e Universitetit si çështje të mirë, ne kemi nevojë për edukim e jo për mbyllje. Ne jemi nevojë për hapje të Universiteteve dhe fabrikave”, ka thënë një qytetar për arbresh.info
Ai ka thënë gjithashtu se vazhdimi i studimeve jashtë qytetit do të u kushtoj qytetarëve.
“Çdo ikje në Prishtinë u kushton qytetarëve e kur është këtu i përfundojnë pa shpenzime”, ka shtuar ai.
E edhe një mërgimtar ka thënë për arbresh.info se ky vendim është fatkeqësi.
“Nuk jetojmë këtu por kam dëgjuar për këtë rast, është fatkeqësi e madhe. Mbyllja e shkollës është dëm i madh për popullin”, ka thënë ai.
Ndërsa një tjetër qytetarë ka thënë se vendimi duhet respektuar.
“Universiteti nuk ka akreditim pasi Komisioni për akreditim nuk ja ka dhënë licencën dhe duhet të mbyllet, ne e përkrahim”, ka thënë ai.
Më poshtë mund të gjeni intervistat e realizuara nga arbresh.info me qytetarë të komunës së Mitrovicës. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2289102534664144/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...