Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se, partia e tij prej kohësh e ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë mirëpo, jo në këtë mënyrë.
Ai ka thënë se beson në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe po ashtu edhe në pafajësinë e Haradinajt.
Postimi i plotë i Mustafës:
Qytetarë të nderuar,
LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.
Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...
Shkrimi famëkeq anti-UÇK, Konjufca s’e arsyeton Bashën: Auto...
Mbappe fiton gjyqin ndaj ish-klubit të tij, PSG do të detyro...