Presidenti Ilir Meta nga qyteti i Durrësit ironizoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me zgjedhjet e 13 tetorit, duke thënë se është i gatshëm që të ndryshojë datën por jo përpara 17-18 tetorit, ku dhe do të jepet vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.
“Kryeministri që e percepton si datë tersi 13 tetorin dhe dua ta siguroj atë dhe gjithë se e vetmja datë që mund ta ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët është 17-18 tetori, kur udhëheqësit e BE do të vendosin për po ose jo për Shqipërinë. Të gjithë e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, vendimi për negociatat u shty për në vjeshtë, raporton TCH.
Është e domosdoshme që të jemi të përgjegjshëm përpara shqiptarëve, të paktën unë si President, por edhe zoti Rama si kryetari i qeverisë dhe maxhorancës aktuale, Basha si kryetar i opozitës se nëse përpara kësaj date nuk arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse ose për të gjetur një formulë për zgjidhjen e krizës, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm.
Në vend që të gjejmë një zgjidhje sa më parë, që kur më 10 qershor firmosa dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit, të mos humbasim asnjë sekondë nga sot e në vazhdim. 17-18 tetori do ikë dhe do vijë 19 tetori dhe pas kësaj datë shqiptarët nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt. E vetmja datë që nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Së dyti jam fleksibël, nëse i ka dalë ters në filxhan, i premtoj se mund t’i ndryshojmë një datë, por jo përpara 17-18 tetorit. E pres m padurim zotin Rama, që t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje”, tha Presidenti.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën