Përkundër që ishte vetëm ndeshje miqësore, maskota e Manchester Unitedit, “Fred the Red”, i zemëroi tifozët e Leeds Unitedit gjatë ndeshjes së djeshme, duke u tallur me ta përmes disa veprimeve.
Manchester Unitedi i vazhdoi përgatitjet për sezonin e ardhshëm me një fitore me rezultat 4:0 kundër Leeds Unitedit, në Perth të Australisë. Golat i shënuan Mason Greenwood, Marcus Rashford, Phil Jones dhe Anthony Martial, transmeton Gazeta Express.
Përkundër që ndeshja po zhvillohej në skajin tjetër të botës, që të dyja skuadrat kishin të pranishëm tifozë nga Anglia në stadiumin “Optus”, ku ishin të pranishëm mbi 55 mijë njerëz.
Për shkak të rivalitetit historik mes Manchester Unitedit dhe Leeds Unitedit, stadiumi australian ishte i mbrojtur nga roje sigurimi shtesë, pas shqetësimeve se mund të ketë përleshje mes tifozëve para se të fillonte ndeshja.
Megjithatë, ndeshja përfundoi pa ndonjë incident serioz, mirëpo gjatë ndeshjes pati një moment që i zemëroi mjaft shumë tifozët e Leeds Unitedit.
Fred the Red, maskota e Manchester Unitedi, vendosi të tallet me tifozët e klubit kundërshtar dhe të bënte spektakël në stadiumin australian.
https://twitter.com/GMS__Football/status/1151547360964747265
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës