Pranë brigjeve të Australisë, gjednet një mesazh në shishe i shkruar 50 vite më parë.
Peshkatari Paul Elliot deklaroi për median australiane ABC se mesazhin në shishe e ka gjetur gjatë peshkimit me djalin e tij në gadishullin Eyre, në jug të Australisë.
Ai theksoi se mesazhin që daton nga 17 nëntori i vitit 1969, e ka shkruar një britanik 13-vjeçar, Paul Gilmor, i cili tregon për udhëtimin me anije nga jugu në perëndim të Australisë.
Eliot tha se dëshiron të njoftojë autorin e mesazhit të vjetër 50 vite.
Mesazhi më i vjetër në shishe në botë është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë dhe datonte 132 vjet më parë./ATSH/
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...