Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elsied Hysaj, karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.
25 vjeçari është në kërkim të një skuadre të re, pas konfirmimit të lajmit se do të largohet nga Napoli, skuadër të cilës i është bashkuar që nga viti 2015.
Ditëve të fundit ka pasur shumë raportime se Hysaj do të transferohet në Spanjë, te Ateltico Madrid.
Por, interesimi i Atleticos mund të zbehet, me Romën që tani po kërkon shqiptarin.
‘Calciomercato’ raporton se Roma po rrit interesimin për Hysajn, por për t’i bërë vend mbrojtësit shqiptar, së pari duhet shitur Alessandro Florenzi.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...