I shumë komentuari Nazim Bllaca, i cili thuhet se ishte agjent i BIA-s serbe nga viti 1997, i cili për dy vite u përgjua nga organet e hetuesisë për shkak të shantazhit që ushtronte mbi biznesmenë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendndodhjen e Bllacës e ka konfirmuar vëllai i tij për Indeksonline, i cili madje ka treguar se atij i është dhënë leja e përhershme.
“Ai ka kohë që është atje me leje të përkohshme, mirëpo tani i është dhënë leja e përhershme. Ne sot si familje jemi të njoftuar përmes telefonit sepse ai ende e ka të kufizuar komunikimin duke pasur parasysh statusin e tij”.
Tutje ai për Indeksonline ka thënë se kontaktet e Bllacës me familjarë janë të rralla edhe atë përmes palës së tretë, pasi kjo sipas tij është për të mirën dhe sigurinë e tij.
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...