Komuna e Lipjanit u ka ofruar mërgimtarëve hapësirë për parkim falas deri më 31 gusht, e gjithë kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh dhe evitimit të tollovisë
Deri më 31 gusht, mërgimtarët në Lipjan nuk e kanë problem të gjejnë parking për automjetet e tyre. Komuna ua ka liruar hapësirën e tyre për të krijuar hapësirë më shumë, për bashkatdhetarët tanë.
Tefik Vesiqi, mërgimtar nga Zvicra e mirëpret vendimin e Komunës së Lipjanit.
“Mirë është shumë. Ide shumë e mirë…Ndoshta për ne nuk çon shumë peshë, por mbase e kanë si ide ata e dinë më mirë”, thotë për RTV Dukagjinin, mërgimtari Tefik Vesiqi.
Avni Olluri, drejtor i Administratës në Lipjan tha se kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh të veturave me qëllim që t’ua lehtësojnë qarkullimin mërgimtarëve.
“Të gjithë qytetarët kanë shërbim pune deri në ora 18:00 ndërsa ditën e shtunë kanë shërbim nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Kjo për bëhet për t’iu ofruar shërbime më të lehta qytetarëve pasi që fluksi është i madh me rastin e kthimit të mërgimtarëve”, tha Avni Olluri.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...