Dua Lipa do të vijë gjatë gushtit në Kosovë.
Gjatë muajit gushtm saktësisht në datat 2, 3 dhe 4 gusht do të mbahet në Prishtinë festivali i SunnyHill.
Në këtë edicion do të performojnë shumë emra të njohur të muzikës botërore, ndër ta edhe Miley Curys e Calvin Harris, shkruan Gazeta Express.
E gjatë netëve të festivalit aty do të jetë e pranishme edhe këtë vit këngëtarja tashmë shumë e susesshme në botë, shqiptarja Dua Lipa.
Këtë e ka konfirmuar vetë babai i Duas, Dukagjin Lipa në një emision në Klan Kosova.
Megjithëse Dua nuk është konfimuar si një nga performueset në festival, ajo do të jetë këtu si përkrahëse dhe një nga organizatoret e festivalit tashmë shumë të madh në Kosovë.
“Dua ka qenë prezente edhe edicionin e kaluar, por këtë vit rikthehet si fituese e 2 çmimeve “Grammy”, të cilat kanë shënuar një ngjitje të madhe në karrierën e saj”, ka thënë Lipa.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...