Gjatë konferencës për media pas takimit, kreu i shtetit serb tha se kishte bisedime shumë të sinqerta.
“Falënderoj presidentin Emmanuel Macron për nderin dhe respektin që tregoi për Serbinë dhe qytetarët e saj. Ne vlerësojmë dhe besojmë se me veprimet tona në të ardhmen do të dimë për të shprehur mirënjohjen për Francën. Ne kemi pasur para marrëveshjeve një bisedë të gjatë. Mendoj se pothuajse asnjëherë nuk kemi biseduar kaq gjatë në katër sy dhe me aq sinqeritet sikurse me presidentin Macron”, tha Vuçiq.
Ai ka dhënë detaje edhe rreth temës së bisedimeve që pati me homologun e tij francez, në mesin e të cilave ishte edhe ajo për Kosovën.
“Kam dëgjuar Macron të flasë për çështje të rëndësishme rajonale, theksoi problemet tona, në radhë të parë zgjidhjen e nyjës së Kosovës. Biseduam aq gjatë sa nuk ka temë që nuk kemi prekur. Kërkova të na ndihmojë për të adresuar çështjen e krizës së Kosovës. I kam folur edhe për Berlinin dhe Parisin, fola edhe për bashkëpunimin tonë”, tha Vuçiq.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...