Kompania Z-Mobile ka dërguar sot te përmbaruesi, ashtu siç kishte kërcënuar, kompaninë publike Telekom për ta ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit për pagesën 25. 9 milionëshe.
Dërgimi i kompanisë publike Telekom te përmbaruesi, si kërcënim për larje të borxhit të arbitrazhit ishte parë si fundi PTK-së. Liderët e vendit ishin mobilizuar duke premtuar se një gjë e tillë nuk ka shanca të ndodhte. Derisa afati i fundit ishte thënë të ishte në qershor, nga qeveria e Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nuk bënë asgjë për të larë borxhin. Marrëveshja ashtu siç ishte dhënë afati nuk u arrit, e kështu kompania e udhëhequr nga Devollët, vendosi që kërcënimit t’i shkojë deri në fund.
Sipas këtij dokumenti, Telekomi i Kosovës, detyrohet që në afat prej 7 ditësh të ia paguaj kreditorit disa kamata që në total arrijnë shumën e 25 milionëve. Në rast se kjo nuk ndodhë, Dardafoni ka kërkuar që të caktohet përmbarim i dhunshëm ndaj Telekomit.
“Në rast të PËRMBARIMIT TË DHUNSHËM nuk ka mjete të mjaftueshme financiare në xhirollogarinë bankare të debitorit, atëherë PËRMBARIMI I DHUNSHËM të ekzekutohet përmes mjeteve financiare nga shitja e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit”, thuhet në këtë dokument.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...