Katër fëmijët në arrati, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare, bënë një udhëtim prej 1 000 kilometrash me një makinë të vjedhur, përpara ndërhyrjes së policisë.
Thuhet se fëmijët u nisën të shtunën me një fuoristradë që i përkiste babait të njërit prej tyre duke organizuar një ”komplot” për të ikur nga shtëpia.
Të katër fëmijët, vajza 14-vjeçare dhe dy 13-vjeçarë të tjerë, u kapën nga policia në Grafton, në shtetin fqinj të Uellsit të Ri, më shumë se 1 000 kilometra nga ku u larguan të dielën.
“Është një rrugë e gjatë”, tha inspektori Darren Williams për gazetarët në Coffs Harbour.
Mosha minimale për të aplikuar për një patentë shoferi në Queensland është 17 vjeç.
Policia tha se një nga djemtë kishte lënë një shënim lamtumire për familjen e tij. Fëmijët dyshohen se janë furnizuar me benzinë në dy stacione./atsh/
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...