Neymari e ka pranuar se nuk është shembulli i përkryer për t’u ndjekur dhe as superhero, pasi është ndërruar në një figurë kontroverse që prej se iu bashkua Paris Saint-Germainit më 2017.
Edhe pse një figurë kontroverse, braziliani këmbëngul se gjithmonë përpiqet të veprojë me ndërgjegje, transmeton Gazeta Express.
Neymari i ka kaluar gati dy vjet me PSG-në, por thashethemet për palumturinë e tij, marrëdhëniet e tensionuara me bashkëlojtarët dhe mungesën e përkushtimit e kanë prishur periudhën e tij në Ligë 1.
Së fundmi, 27-vjeçari nuk raportoi në klub për mungesën në stërvitjet parasezonale në fillim të këtij muaji, mu në një kohë kur nisen thashethemet se ai po e kërkon kthimin në Barcelonë.
Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo konfirmoi se Neymar është në treg dhe i arritshëm për çmimin e duhur.
Braziliani është i vetëdijshëm për ndikimin e ngjarjeve të viteve të fundit në reputacionin e tij.
“Nuk jam superhero e as shembull i përkryer për t’u ndjekur. Edhe unë i kam momentet e këqija, kur dua të shkoj në shtëpi dhe të fshihem, për të qëndruar më miqtë dhe familjen”, ka thënë Neymar.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...