Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot do të udhëtoj për në SHBA me ftesë të Kongresit amerikan.
Hoti përmes Facebookut, ka bërë të ditur se është i ftuar si udhëheqës i grupit kryesor opozitar në Kuvendin e Kosovës.
Avdullah Hoti do të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që do të organizohet nga Kongresi.
Hoti ka thënë se nuk është pjesë e delegacionit të askujt, siç është raportuar mbrëmë në RTK.
Postimi i plotë:
“Ne këtë Forum, une e perfaqësoj Grupin Parlamentar te LDK-se që është grupi përcaktues i zhvillimeve në Kuvend. E lus redaksinë e RTK-së ta përmiresoj këtë lajm. Nëse zyra e Kryetarit të Kuvendit e ka lëshuar një deklaratë të tillë, atëherë deklarata duhet të përmirësohet”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...