Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i ka reaguar publikisht Lionel Messit, pas kritikave të argjentinasit për Kupën e Amerikës që u mbajt këtë verë në Brazil.
Messi u trondit me referimin në këtë turne, veçanërisht në ndeshjen gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Brazilit, të cilën e fitoi kjo e fundit 2:0, saqë e akuzoi Federatën e Futbollit të Amerikës Jugore se ia kishte shtruar rrugën Brazilit për ta fituar trofeun, transmeton Gazeta Express.
Superylli i Barçës u ankua edhe për kartonin e kuq që e mori pas një vendimi kontrovers të gjyqtarit në ndeshjen për vend të tretë kundër Kilit, të cilën e fitoi Kombëtarja e tij.
I pyetur rreth komenteve të Messit, Bolsonaro tha: “Çfarë tha Messi? Ahhh, po, kjo është një shfaqje për lojtarët e futbollit”.
Ai u pyet edhe për pranin e tij gjatë festes së Brazilit pas triumfit.
“Asnjë president nuk është duartrokitur si unë që prej Medicit më 1970”, shtoi ai.
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...