Sot në Gjilan nis faza e dytë e dezinsketimit hapësinor që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth.
Dezinsektmi ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.
Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët duhet t`i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezninsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.
Ndërkaq nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsktimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.
Faza e parë e dezisektimit është kryer gjatë muajit qershor./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...