Neymar merr sërish rolin e protagonistit në medien sportive. Sulmuesi brazilian që mori pjesë në një event të minifutbollit në vendin e tij, me një deklaratë të tij ka bërë që të shtohen zërat për kthimin e tij te Barcelona që së fundmi po qarkullojnë si në Spanjë ashtu edhe në Francë.
Për më tepër, Neymar nuk ngurroi të thotë disa fjalë plot helm në drejtim të skuadrës aktuale të tij si për të konfirmuar se aventurës së tij në kryeqytetin francez i ka ardhur fundi.
‘Kujtimi im më i bukur është fitorja 6-1 ndaj Paris Saint Germainit-tha Neymar-ndjenjën pas shënimit të golit të 6, nuk e kam përjetuar më ne sfida te tjera. Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë të çmendur’/T.Ch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...