Pas takimit me anëtarët e delegacionit e Maqedonisë që morën pjesë në seancën e fundit të Komitetit për Trashëgimi Botërore të mbajtur në Baku, Presidenti Stevo Pendarovski tha se institucionet duhet të bëjnë gjithçka që Ohri të mbetet në listën e UNESCO-s.
Ata e informuan atë në detaje rreth vendimit të Komitetit, trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, që nuk duhet të shkruhet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, si dhe planin e veprimit për përmbushjen e rekomandimeve që nga 1 shkurti 2020.
“UNESCO do të shqyrtojë rastin me rajonin e Ohrit në takimin e ardhshëm të Komitetit në qershor të vitit 2020. Unë theksova se të gjithë së bashku duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur statusin e Ohrit si një qytet i UNESCO-s, trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Maqedonisë dhe botës. Hapa vendimtare dhe konkrete duhet të merren në trajtimin e ndërtimeve pa leje në rast të shkeljeve të Ligjit për ndërtim”, tha Presidenti Pendarovski.
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...