Edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 vit që nga ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi, kjo temë është riaktualizuar përsëri nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së Ahmeti Isufi.
Kësaj radhe Ahemti ka theksuar se marrëveshja për korrigjimin e kufirit me shtetin fqinjë shumë shpejtë do të arrihet, pasi që komisionet janë duku u përgatitur për të dalë në terren dhe për t’u angazhuar në këtë çështje.
“Komisionet ndërshtetërore janë duke u përgatitur që të dalin në terren dhe të angazhohen, në mënyrë që të përmirësohen gabimet të cilat kanë mundur të bëhen, prandaj këto ditë presim që komisioni ta kryejë punën e vet. Është punë e komisioneve profesionale dhe ata e dinë se sa mund të zgjasë ky proces, por me rëndësi është që ka pajtim mes dy qeverive që të dakordohen rreth përmirësimit të vijave kufitare”, ka thënë Ahmeti për gazetën “Zëri“.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit për Shënimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po presin që t’u hapen rrugët për korrigjim.
Derisa nuk ka dashur të japë më shumë informacione në këtë drejtim, ai ka thënë se “për çështjen e rishikimit të kufijve duhet të flasë vetë Qeveria, pasi kjo gjë nuk është punë e Komisionit“ ka theksuar Bulliqi për gazetën “Zëri“.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së