Bashkëshortja e Kryeministrit shqiptar Linda Rama, ka mbajtur një fjalimin në Londër ku merrte pjesë në një samit për fuqizimin e grave.
Zonja Rama e ka konsideruar Shqipërinë një rast suksesi, duke theksuar se gruaja shqiptare nuk ka qenë kurrë më e arsimuar sesa sot. Ajo ka përmendur me radhë institucionet që drejtohen nga gratë sot në vend, ndërsa ka theksuar se sot nuk ka hendeqe gjinore në arsimin e detyrueshëm, çka është arsye për optimizëm lidhur me mbylljen në jo shumë kohë të hendekut të ngushtë gjinor që ende ekziston në arsimin e mesëm.
Fjala e Linda Ramës
Gruaja shqiptare nuk ka qenë kurrë më e arsimuar sesa sot. Vetëm 5% e grave të brezit të nënave tona ishin me arsim të lartë. Sot, janë gjashtë herë më shumë vajza me diplomë universitare në grupmoshën 25-39 vjeç.
Sot nuk ka hendeqe gjinore në arsimin e detyrueshëm, çka është arsye për optimizëm lidhur me mbylljen në jo shumë kohë të hendekut të ngushtë gjinor që ende ekziston në arsimin e mesëm. Sot, ka shumë më shumë vajza sesa djem që ndjekin arsimin e lartë dhe kjo do të ishte e pamendueshme deri jo shumë dekada më parë.
30% e deputeteve në Parlament sot janë gra, 50% e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë të vendit janë gra, 50% e anëtarëve të kabinetit qeveritar janë gra, të cilat aktualisht drejtojnë edhe sektorë që kurrë më parë nuk i ishin besuar gruas. Energjetika dhe infrastruktura sot kanë një Ministre grua, po ashtu Financat dhe Ekonomia. Gra janë edhe ministret e Mbrojtjes, Drejtësisë, Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës e të Marrëdhënieve me Parlamentin.
Avokatja e Popullit është grua, Prokurorja e Përgjithshme është grua, Kryetarja e Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit është grua, po kështu Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të gjykatësve e prokurorëve, është grua. Gra janë edhe Kryetarja e Kolegjit të posaçëm të Apelimit, grua është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po kështu edhe Drejtuesja e Prokurorisë më te madhe në vend, ajo e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. 47% e zëvendësministrave, 40% e institucioneve qendrore dhe 45% e drejtorive të Përgjithshme drejtohen nga gra. 30% e administratorëve dhe të pronarëve të biznesit privat janë gra. Dhe më shumë se 40% e pozicioneve në linjën e parë të menaxhimit në kompanitë private janë gra./BW
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...