Atletico Madrid ka kërkuar nga Napoli huazimin e Elseid Hysajt me mundësi blerje për 20 milionë euro, por që bëhet blerje e detyrueshme nëse ai luan gjysmën e ndeshjeve të tyre.
Klubi spanjoll ka qenë prej kohësh i lidhur me Hysajn, por nuk kanë arritur të ndonjë ofertë me çmimin e kërkuar nga Napoli prej 25 milionë eurosh.
Sipas ekspertit të transferimeve të La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, propozimi i fundit është një huazim me mundësi blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.
Dallimi është se opsioni do të bëhej një detyrim nëse Hysaj luan të paktën 50 për qind të ndeshjeve të tyre në sezonin 2019-20.
Napoli raportohet se po shqyrton ofertën, pasi ka blerë kapitenin e Shqipërisë nga Empoli për vetëm pesë milionë euro në vitin 2015.
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker