Prishtina Dog Shelter është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga Mentor Gashi në vitin 2014.
Misioni i organizatës është që ti ndihmoj qentë e shumët të rrugës qe janë në Prishtinë. Nevojat për këta qenë janë të mëdha, duke filluar nga strehimi, trajtimet mjekësore, pasi një numër i madhe janë me plagë dhe me lëngime të ndryshme shëndetësore. Numri i qenve të strehuar është afër 40.
Duke u nisur nga fakti që organizata është jofitimprurëse, fati i këtyre qenve varet nga vullneti i mirë i donatoreve dhe angazhimit të vullnetareve.
Me qëllim për ta ndihmuar organizatën që të ofroj trajtimin e duhur për këta qen, është hapur një donacion ku mund të kontribuojnë qytetarët me para, përmes PayPal duke klikuar në “Prishtina Dog Shelter” dhe përmes Procredit Bank në llogarinë XK0511103385920000154
Në kuadër të organizatës mbahen aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me kujdesin e qenve që janë të strehuar aty. Këtë vikend do të mblidhen vullnetarë të shumtë për të bërë larjen e qenve, duke filluar nga ora 10:00 deri ne mbrëmje, vendi ndodhet në të njëjtën anë me Ulpianën Antike, dy km më poshtë se Ulpiana.
Njëkohësisht bëhet thirrje që të vijnë të gjithë ata që donë të kontribuojnë këtë vikend në pastrimin e qenve.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...