Për gjenerata me radhë, kultura të caktuara janë eksportuar në të gjithë botën, por ky serial dëshmoi se edhe histori të jshtëzakonshme mund të përhapen gjithandej e të vlerësohen nga të gjithë.
“Dhe ky është një show i jashtëzakonshëm. Është nga Spanja, por sot e sheh i gjithë globi”, tha Ted Sarandos i Netflix-it. Krijuesi dhe producenti Alex Pina megjithatë, i njeh dhe meritat e platformës së njohur dixhitale për suksesin e madhe që ka arritur seriali.
“Mundësia e transmetimit në 191 vende të ndryshme në të njëjtën kohë, të jep të njëjtat shanse me filma fiction amerikano-veriore. Ajo qe platforma të tilla kanë bërë është që e kanë rritur nivelin e aksesueshmërisë. Për ne, kjo është një mundësi shumë e mirë”, tha ai.
I krijuar nga Pina në 2007-tën, seriali spanjoll rrotullohet rreth një grabitjeje të planifikuar me shumë kujdes ndaj korporatës publike Mint Royal në Madrid prej një mendjeje kriminale shumë pjellore e të vënë në jetë nga 8 hajdutë, identitetet e të cilëve nuk zbulohen.
Gjate harkut të vetëm dy sezoneve, ai fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm, me disa elementë të kthyer tashmë në pjesë të kulturës pop përfshire uniformat e kuqe, apo maskat e frymëzuara nga Salvador Dali që protagonistët i mbajnq gjatq grabitjes apo dhe rikthimin e këngës italiane anti-fashsite, “Bella ciao“të përdorur si metaforë të rezistencës dhe lirisë. /tch/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së