Njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në fshatin Lluzhan, ku persona të dyshuar kishin depërtuar me forcë brenda objektit dhe dyshohet se nga aty kanë marrë një kasafortë me para, paketime cigaresh si dhe dokumente të ndryshme.
Personat e dyshuar janë V. R. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. B. mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve policor, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...
Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale