Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme edhe për gjatë kësaj jave, si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive, të cilat do të mbizotërojnë mbi territorin tonë.
Në fushat barike do të ketë luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale. Kjo situata labile e motit do të sjell kushte të favorshme për reshje dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius.
Dita e hënë parashihet të jetë më e freskëta, përderisa, dita e premte paraqitet me maksimumin e temperaturave gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.
Vikendi do të jetë më i ngrohtë me temperatura tipike, të cilat do t’i përgjigjen mesatareve të muajit qershor. Kjo si pasojë e masave të ngrohta të ajrit të cilat janë në rrugëtim, nga Afrika Veriore drejt Gadishullit të Ballkanit.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...